Ngjashmëria dhe dallimet e PR kundrejt gazetarisë dhe reklamimit

Marketing
Marketing

Marrëdhëniet me Publik asociojnë me gazetarinë, reklamimin dhe marketingun, këtë e bazojmë  në atë se të gjitha këto fusha kanë disa elemente ngjashmërie por marrëdhëniet publike në esencë ndryshojnë shumë nga të gjitha këto tjerat.

Përderisa në gazetari shkruajmë për një audiencë të gjerë, marrëdhëniet me publik kanë një target audiencë më të ngushtë. Praktikisht në gazetari shkruajmë dhe raportojmë ta zëmë një lajm apo hulumtim dhe e kemi mediumin e caktuar për të cilin punojmë dhe ku e plasojmë lajmin. Ndryshe PR-ri lajmin e përçon në forma dhe dimensione të ndryshme varësisht nga përcaktimi se çka dëshiromë të arrijmë.

Konkretisht, në PR, duhet të përzgjedhim mediumin dhe formën e komunikimit për të përçuar mesazhin tek targeti i përcaktuar duke përmbushur objektivat që duhet të arrihen e që i përcaktojmë në strategjinë e PR-it. Pra, për formën e përçimit të mesazhit dhe përzgjedhjet e mjeteve të komunikimit fillimisht krijohet një strategji e PR-it ku planifikohen gjithçka në këtë aspekt. Pjesë e strategjisë së PR-it, ndër tjerash janë edhe fushatat, reklamat, artikujt, storiet televizive, rrjetet sociale etj. Pikërisht këtu gjejmë edhe ngjashmërinë me reklamimin dhe gazetarinë. Ndërsa sa i përket rrjeteve sociale që shpesh konsiderohen si fushë e veçantë, edhe këtu konsideroj se fusha e PR-it e ka ndërlidhjen e vet marr parasysh që duhet të përcaktohet qëllimi dhe objektivat se ku te arrijmë, mbi të gjitha të ruhet e të ngritët. Përveç kësaj kur jemi te rrjetet sociale ndër pikat kryesore është edhe krijimi i përmbajtjes, që duhet bërë pikërisht nga PR ekspertët.

Mbi këto fakte mund të themi lirisht që fusha e PR-it ka elemente ngjashmëria me gazetarin dhe reklamimin por aq është fushë e gjerë saqë i ngërthen në vetë të gjitha këto dhe mund të konsiderohet si fushë unike.

Bazuar në eksperiencën time në gazetari dhe në fushën e PR-it, personalisht këtë të fundit e konsideroj si profesion ku ke hapësirë më të gjerë është më e planifikuar dhe rezultati është më i matshëm. Për ta shtjelluar edhe më shumë përderisa në televizion dhe gazetë kisha një mision të raportoj për një ngjarje, në PR ngjarjen e ke të përcaktuar në Strategji të PR-it dhe planifikon gjithçka në detajin më të vogël, përfshirë përgatitjen e fjalimeve, komunikatës, ambientit, e shumë çka tjetër. Ngjarja pra është vetëm një nga format për të përçuar lajmin tek audioneca, ngase hyjnë edhe shumë forma dhe mjete tjera të komunikimit.

Sherife Kciku Vishaj,
Menaxhere e Marredhenieve me Publikun