PLANI PËR RESURSET QË JU NEVOJITEN PËR IMPLEMENTIMIN E STRATEGJISË

 

Formati dhe kanali i komunikimit tuaj janë elemente shumë të rëndësishme në tërheqjen e vëmendjes së audiencës suaj. Kjo do të thotë të futni kreativitet në strategjinë e komunikimit tuaj.

Në këto kohë kur komunikimi bëhet pa ndalur në të gjitha platformat dhe mediat, e me theks të veçantë në rrjete sociale, është qenësore që komunikimi juaj të dallohet, të shpërndahet, të citohet dhe të jetë i pëlqyer.

Për t’u siguruar që mesazhet tuaja të dallohen, është e rëndësishme të mendoni në mënyrë pro-aktive ne lidhje me resurset që ju nevojiten për të implmentuar strategjinë edhe në kohën kur jeni duke e krijuar atë.

Për derisa jeni duke e planifikuar mesazhin, ju duhet të filloni të mendoni për formatin më të përshtatshëm për atë mesazh.

Le të themi, si shembull, po dëshironi të komunikoni një informatë për targetat vjetorë të kompanisë.

Në këtë rast mund te vendosni që një video mesazh nga Drejtori i Kompanisë do të ishte më i përshtatshëm.

Planifikimi i resurseve ka të bëjë me atë se çka ju duhet të keni, që ta realizoni videon. P. Sh. A i lexon drejtori juaj skriptat ? në këtë rast a ju duket tekst shkrues? Gjithashtu duhet të mendoni se si do ta incizoni apo prodhoni videon? A mjafton ta xhironi me smart phone apo ju duhet kamerë dhe ekipe profesionale? Si do të bëhet editimi i videos pasi që të jete xhiruar?  A ju duhet ndonjë editor apo keni dike brenda kompanisë dike që mundet ta editoje atë?

Të gjitha këto detaje mund të jenë përcaktuese në atë se a do të realizohet video kur të vije koha, apo do të ngecni në arritjen e produktit final.

Planëzimi i resurseve në strategji të komunikimit do të thotë që ju duhet të mendoni edhe për partner të jashtëm, zëdhënës, kompani komunikimi etj.

Në të njëjtën mënyrë si tek planifikimi i burimeve në lidhje me formatin e komunikimit, ju duhet të mendoni në të njëjtën mënyrë në lidhje me distribuimin e këtij informacioni.

Ku duhet t’i dërgoni mesazhet tuaja për te arritur me shume vëmendje?

A i posedoni ekspertet dhe mjetet për ta shpërndarë komunikatën tuaj ?

Çfarë partneritete mund të jenë të dobishme në distribuimin e komunikatës tuaj për te arritur qëllimet e organizatës suaj? E kështu me radhe

Nganjëherë, partneret kanë lidhje më të mire me audiencën tuaj të targetuar dhe kjo mund të jetë shumë e dobishme.

Për shembull, le të themi se ekipi juaj planifikon të lansoj një kampanjë të rëndësishme të Përgjegjësisë Korporative shoqërore, apo thjeshtë do të bëjë ndonjë akt bamirësie dhe do të shpërndajë donacion për një çështje të caktuar.

Gjatë planifikimit të strategjisë së komunikimit për këtë aktivitet, ju duhet të mendoni se si përfituesi i kësaj bamirësie mund të ju ndihmojë ta ndani mesazhin me audiencën tuaj. Një mënyrë është duke e shpërndare këtë informacion ata vet tek audienca e tyre.

Është e rëndësishme që ju ti angazhoni partnerët tuaj që nga fillimi dhe shpesh, për të ndërtuar relacione të mira, dhe për të pas një strategji të komunikimit të intergruar që do të mundësojë arritje edhe më të madhe edhe më efikase të mesazhit të target audienca e synuar.

Planifikimi i resurseve nuk është pjesa ma argëtuese e ndërtimit të një strategjie komunikimi, por nëse merreni me këtë gjë që me fillim, ju do të vëreni se do të ketë ndikim shumë të mirë dhe të rëndësishëm kur të vijë koha e ta ekzekutoni strategjinë.

Planifikoni me kohë resurset dhe do ta falënderoni vetën kur te jeni në mes te implementimit të strategjisë, ngase do ta keni shumë më të lehte implementimin e saj.