Cilat të mira na sjell hobi në jetë 

Secili person e gjenë vetën në diçka për t’u argëtuar apo edhe mund të ketë një hobi ku me padurim pret kohën e lirë për t’u relaksuar.

Të mirat që na sjell hobi janë të shumta, por mbi të gjitha është relaksimi dhe përjetimi i diçkaje të bukur.

Cili mund të jetë hobi ynë, ndoshta edhe nuk e kuptojmë në moshën më të re. Por, vjen një moment pas kalimit të viteve dhe shohim që diçka që kemi bërë në vazhdimësi na është bërë qejf dhe kuptojmë që është hobi ynë. 

Personalisht, kur mundohem të kujtoj për vetën time, qysh në moshën e hershme kujtoj që në kohen e lirë apo edhe në momentet jo të mira në mënyrë të pa planifikuar kam ushtruar të pikturoj. Thjesht, në kopërtinat e fletoreve kam vizatuar gjatë gjithë kohës në të shumtën e rasteve figura abstrakte sepse aty edhe e gjejë vetën. Të gjitha ato që i kam ndjerë e kam shprehur përmes figurave të cilat ndoshta veç unë kam arritur t’i kuptojë. Për t’u kthyer akoma më herët mbaj kujtime që kam vizatuar edhe fustana  të kukullave të cilat në kohën time i kemi pas për qejfi kukullat “barbi” që më duket edhe sot janë të adhuruara nga vajzat e vogla.

Në kohën e sotme kam kuptuar që pikturën e kam hobi, ndoshta ka ndikuar edhe periudha e karantinës e cila këtë ma vuri në pah. Tash po  vazhdoj të realizojë  piktura vetëm për qejfin tim ngase përjetimet janë të pa-shpjegueshme. Piktura po më mundëson përjetimin e diçkaje që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. 

Ngjyrat që i pëlqej më së shumta janë ngjyra të buta që secila prej tyre më sjell diçka. Lundrimi i brushës në pëlhurë më sjell ndjesinë e përjetimit të detit për të mos thënë parajsës, sepse deti në këtë botë për mua është vet parajsa. 

Të bërit diçka unike të bën më unik, andaj të krijosh vet diçka mendoj që përveç kësaj është edhe shumë e bukur. Aktualisht jam në një periudhë ku po parapëlqej pikturimin e luleve dhe fluturave sepse këto të dyja më ndihmojmë relaksimin e shpirtit. 

Piktura që jam duke e realizuar tani është kombinim i lules dhe fluturës që për mua janë mesazh i përjetimit të lirisë dhe aromës së mirë. Ngase në këtë periudhën e pandemisë krejt çka është duke na munguar është liria dhe në anën tjetër krejt çka po na mundon është aroma e dezinfektuesve/alkoolit që po mbizotëron në çdo ambient.  

Për fund pikturën që po e ndaj me ju është një nga pikturat e mija që e kam realizua së fundmi e që bartë mesazhin se pas gjithçkaje duhet të shohim një dritë shprese. 

Uroj që shpejt do të jemi të lirë si flutura dhe të ndjejmë vetëm aroma të mira si të luleve. 

Ndërsa ju mos harroni të praktikoni ndonjë hobi.