Lidhja në mes Psikologjisë dhe Marrëdhënieve me Publikun

Ndërlidhja në mes Psikologjisë dhe Marrëdhënieve me Publikun daton që nga fillimi i konsiderimit të PR si profesion i ri, gjë e cila ndodh në vitet 1920. Ky process ka filluar atëherë kur psikologjia kishte fillet e pranimit si shkencë ‘sociale’.

Edward Bernays, i njohur si themeluesi i Public Relations, që nga zanafilla e profesionit kishte ndërlidhë teoritë psikologjike të familjarit të tij, njëkohësisht psikologut të njohur Sigmund Freud, në lidhje me krijimin e kampanjave të tij të PR.

Pra, lidhjet e bazuara në komunikim nuk janë të ndërtuara vetëm nga mesazhi, por nga rëndësia e të kuptuarit se si njerëzit mendojnë dhe arsyeja se pse mbajnë në mend informacione të ndryshme.

Psikologjia Sociale në bazë trajton konceptet si: ndryshimi i sjelljeve, sjelljet në grup, si dhe formimi i qëndrimeve grupore. Të gjitha këto koncepte shfaqen në radarin e ekspertëve të komunikimit.

Shoqata Amerikane e Marrëdhënieve Publike, e definon Public Relations si “një proces i komunikimit strategjik me qëllim që të ndërtoj marrëdhënie reciproke të dobishme në mes të organizatave dhe publikut të tyre.”

Një ndër qëllimet kryesore të ekspertëve në PR është influencimi i sjelljeve të grupeve të caktuara njerëzore. Për të arritur këtë qellim, ne duhet t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve:

  • Cila është audienca e organizatës/kompanisë në fjalë?
  • Si i formon qëndrimet audienca?
  • Sa janë pro-komunikimit?
  • Sa janë të aftë për ta mbajtur në mend mesazhin?

Pra, psikologjia i ndihmon ekspertëve të komunikimit për t’i njohur subjektet e tyre, ta gdhendin mesazhin për ta dhe të presin ndërdijen e tyre të shpaloset.

Psikologjia mund t’i ndihmoj eksprtëve të komunikimit edhe në bazë të teorive psikologjike.

Shembull, për të zhvilluar një kampanjë të komunikimit, ne duhet t’i konstatojm audiencat specifike të cilat dëshirojmë t’i targetojmë, si dhe mënyren se si do t’i qasemi këtij grupi të caktuar.

Në bazë të teorisë psikologjike të sensacionit dhe përceptimit, ekspertët e komunikimit e kanë më të lehtë identifikimin e grupeve të ndryshme që kanë pëlqime të caktuara në detaje dhe dizajn.

Synimi i PR është të shpërndaj informacion i cili është bindës, efektiv dhe inkurajon veprime/sjellje.

Në mënyrë që të influencohet një person, duhet të mirren parasyshë qëndrimet e tij/saj. Në psikologji, qëndrimet ndërlidhen me një set të emocioneve, besimeve, dhe veprimeve kundrejt një personi, objekti, apo gjësendi, i cili ndikon në sjelljet dhe veprimet tona të përditshme.

Pra, ekspertët e komunikimit kanë për qëllim formimin e qëndrimeve të reja apo ndryshimin e tyre; si dhe për formimin/ndryshimin e qëndrimeve, psikologët japin 3 pika kryesore:

  • Emocioni; apo si ndihemi për qëndrimin në fjalë,
  • Kognitivi; apo çfarë mendimi kemi për qëndrimin në fjalë,
  • Sjellja; apo çfarë po ndërmarrim për qëndrimin në fjalë.

Lidhjet në mes psikologjisë dhe ‘public relations’ janë të shumta. Një plan i mirë i komunikimit me publikun është i udhëzuar natyrshëm nga teoritë psikologjike; pra mos hezitoni që t’i ndërlidhni këto dy sfera sociale për të arritur qëllimin tuaj.

 

Punuar nga Rron Gjyshinca.