Pse duhet ti kushtoni rëndësi komunikimit të brendshëm
Çfarëdo forme e komunikimit është me rëndësi për kompaninë apo institucionin që e përfaqësoni, andaj duhet ti kushtoni vëmendje gjithmonë dhe çdo kund. Komunikimi i mirë i brendshëm ofron informacione për të gjithë në kompani apo insitucion, njëkohësisht është element i rëndësishëm në angazhimin dhe mbajtjen e punonjësve në fokusuar, të përkushtuar e produktiv dhe të familjarizuar me aktivitetet e institucionit apo kompanisë.
Insitucuioni/kompania ka nevojë për një strukturë mirë të planifikuar dhe të menaxhuar, që të komunikojë në mënyrë efektive me punonjësit e saj.
Përmes këtij artikulli do të mundohem të prek disa pika më rëndësi duke treguar se si komunikimi i mbredhëm sjell një imazh të mirë për kompaninë/isnitucionin që ju e përfaqësoni.
Por çfarë është komunikimi i brendshëm efektiv dhe si funksionon ai?
Qëllimi i komunikimit të brendshëm duhet të jetë për të ndarë informacione rreth kompanisë në mënyrë që punonjësit të mund të kryejnë mirë punën e tyre dhe kështu i mban ata të informuar.
Rrjedhimisht komunikimit të brendshëm siguron qarkullim efektiv të informacionit midis departamenteve të kompanisë/institucionit dhe kolegëve. Kjo duhet të vlej si lart ashtu edhe poshtë zinxhirit menaxherial/punonjës.
Mjetet dhe format që mund të përdoren për komunikim të brendshëm
Është e domosdoshme që kompania/institucioni të zhvilloj Strategjinë e Komunikimit dhe Politikat Operacionale. Përmes këtyre dy dokumenteve rregullohet komunikimi i brendshëm sepse bëhet përcaktimi i të gjithave formave dhe mjeteve të komunikimit.
Ekzistojnë mjete të ndryshme për komunikim të brendshëm:
- Evenimente zyrtare shoqërore,
- Evenimente jo-zyrtare shoqërore,
- Revista elektronike,
- Web faqja,
- Përdorimi i rrjeteve sociale për komunikim të brendshëm
- Takime sy më sy – informimi i individëve mbi detyrat dhe situatat.
Por, çfarë të mirash i sjell kompanisë komunikimi i brendshëm?
- Rrit angazhimin dhe produktivitetin e punonjësve
Filloni bisedat e duhura në të gjithë kompaninë/institucionin tuaj duke i bashkuar liderët, partnerët dhe punonjësit për t’u fokusuar në strategjitë e brendshme që nxitë angazhimin dhe produktivitetin. Punonjësit duhet ti inkurajoni që të shpalosin idetë dhe opinionet e tyre. Kjo i bën ata të ndihen të vlerësuar, gjë që çon në angazhim. Kur punonjësit janë të angazhuar në mënyrë aktive, ata janë të motivuar të punojnë më shumë dhe të bëjnë punë më cilësore.
- Bashkon punonjësit në situata të vështira
Në kohë krize, komunikimi i brendshëm është një mjet i vlefshëm. Të qenit në gjendje për të komunikuar shpejt dhe lehtë me njerëzit e duhur në kompani/insitucion mund të reduktojë stresin dhe t’i paralel të kryhen detyrat.
Një tjetër nga avantazhet e komunikimit të brendshëm në një krizë është se ai mund të lehtësojë thashethemet. Asgjë nuk përhapet më shpejt se thashethemet në zyrë dhe komunikimi i saktë nga menaxhmenti mund të parandalojë situata negative. Kjo gjithashtu mund të ushqehet me komunikimin e jashtëm, pasi reputacioni i një kompanie/intitucioni mund të dëmtohet lehtësisht nga thashethemet që nuk janë të vërteta.
Punonjësit janë ambasadorë/avokat të kompanisë apo insitucionit
Punonjësit që ndihen të mirë informuar bëhen ambasadorët më të besueshëm të një kompanie nga jashtë, apo e kundërta nëse nuk janë të informuar mirë.
Andaj për të arritur komunikimi pozitiv jashtë, që njëherë është çelësi për forcimin e reputacionit të një kompanie/instituciconi, gjithsesi duhet të keni arritur fillimisht nivel të mirë të komunikimit të brendshëm.
Kjo më qëllim se kur punonjësit flasin për kompaninë dhe ndajnë informacione përmes mediave sociale, ata bëhen avokatë. Kjo formë e krijimit të brendit mund të ndikojë në suksesin e një kompanie/institucioni dhe rezulton nga komunikimi i qartë i brendshëm që njëherë inkurajon punonjësit të ndajnë informacione jashtë vendit të punës.