Si e shohim një 14 vjeçar, sot!

Si e shohim një 14 vjeçar, sot!

Planifikimi i familjes, është proces i cili merr me vete ndjenja, arsye dhe përmbushje. Me lindjen e fëmiut, familja e re njeh vlera të reja, emocione të paprovuara, pasion të ri dhe fortifikim të marrëdhënies ndërmjet anëtarëve.

Ardhja e fëmiut në botën e re, artikulon kërkesa të reja, vlera të mëdha dhe hap horizonte të reja. Në muajin e parë, fillon njohja e rrethit, vërehet menjëherë ekzistenca e tij.

Muaji i parë, njohjet e para, lindja e përshtypjeve të para, sigurisht, të çiltëra.

Ekspozimi fillon dhe lindin marrëdhëniet e reja, fillon komunikimi i parë, i domosdoshëm për artikulimin e zjarrit të brendshëm, i cili ndizet nga kontakti i ri, nga marrëdhënia e re.

Në kontinuitet, fillojnë sfidat e reja, por edhe zgjidhjet për to. Zgjidhjet janë derivat i Atlasit, në formë të udhëzuesit me marrëdhëniet me publikun, natyrën, shoqërinë, emocionet, kulturën, ekonominë, industrinë, biznesin, marketingun.  Në mitologji, figura e Atlasit simbolizon fuqinë dhe durimin, shkathtësinë dhe vendosmërinë. Në formë të monumentit, siç reprezentohet është mbajtës i globit, ashtu siç është një 14 vjeçar. Por modeli i entitetit tonë, komunikon dhe ofron zgjidhje dhe ato nuk janë të mjaftueshme, në mungesë të komunikimit. Komunikimi na mundëson vendim-marrje strategjike dhe të purifikuar me arsye.

Vendimet kërkojnë veprime, të cilat janë jetike dhe përcaktojnë fatin për ekzistencën ose jo dhe nëse nuk janë unike, nuk janë as zgjidhje. Janë vendimet mbi paraqitjen, mbi relacionin me të tjerët dhe rezultojnë me sukses, derisa janë vlera. Vlera të cilat artikulohen përmes zërit, dëgjohesh dhe kjo ndihmon në ndërtimin e suksesit. Kur jemi te suksesi, kjo fisnikëron vlerën dhe shnërrohet në një fuqi që nuk është asgjë më pak sesa një dominues absolut në zgjedhjen e vet dhe në veprimtarinë që ushtron.

Rrugët e reja ndërtohen falë zgjuarësisë që udhëheq krijuesit. Por zgjuarësia, gjithmonë kërkon edhe mbështetjen e fuqisë, guximit dhe aftësisë për përsosjen e punës me përkushtim dhe profesionalizëm. Të reprezentuara në formën e shtyllave, si vlera të domosdoshme përkujdesen të dalin në pah si produkt i pasurimit me dije, përvojë. Të pozicionohemi aty ku veprojmë, aty ku kërkohet vendosmëri. E kjo është e mundur nga komunikimi që e ndërtojmë me partnerët. Me secilin.

Me kalimin e viteve, me përvoja dhe profesionalizëm, mbetemi të fuqishëm vetëm nëse përmbushet me imagjinatën krijuese, e cila artikulon zërin e shpirtit dhe kjo i jep kredon krijuesit autentik.

A do të kishin kuptim të gjitha këto, nëse në rrugëtim 14 vjeçar nuk e përmendim që dituria është substanca e jetës së kaluar dhe asaj të pritshme. Kjo e përmbushur me dashurinë si emocion dhe stil jetese, si pasuri, si bukuri, si shkëlqim. E ku është e bukura, aty janë simbolet e kulturës, alegori për insipirimin dhe të konkretizuara si vepra unike, me mesazhe univerzale. Univerzale janë derisa ndjekin hapin dhe shpesh i paraprijnë koncepteve, të cilat pasqyrojnë të bukurën moderne.

Nuk ishte e rastit që i “paraprijnë koncepteve” sepse në realitet, formëson të ardhmen, përmes dijes dhe njohjes empirike, nga idetë dhe pikëpamjet, nga mençuria me përvojë dhe nga energjia për ta ndërtuar.

Fundi i muajit maj, fillimi i qershorit të vitit 2008 shënon ardhjen në botën e medias dhe biznesit të PR Solutions. Këtë vit shënohet 14 vjetori i themelimit. Ky ‘personazh’ është PR Solutions. Etapat të cilat përshkruajnë subjektin janë përvoja dhe puna e përditshme. Ju lutem e lexoni edhe një herë duke e konsideruar këtë fakt!