Format e komunikimit përmes rrjeteve sociale, përshtatja me realitetin dhe krijimi i audiencave

Format e komunikimit përmes rrjeteve sociale
Format e komunikimit përmes rrjeteve sociale


SI TË MBIJETOJMË SI BIZNES NË KOHEN E COVID19 – pjesa 2

Nga: Ekrem Tahiri

Rrethanat e jetesës në këtë kohë pandemie kanë ndryshuar në çdo aspekt, andaj edhe mënyra se si kemi punuar deri tash duhet të ndryshohet për t’iu përshtatur realitetit. Përmes këtij artikulli do të përpiqem që t’u ofroi sa më shumë informata për rëndësinë e komunikimit dhe cilat janë format e tij  përmes rrjeteve sociale me audiencën tuaj, si ti përshtateni realitetit, si të ofroni vlera dhe çka është më e rëndësishmja si të krijoni audiencën tuaj.

  • Komunikoni vazhdimisht – Ju duhet të jeni prezent në të gjitha mediat sociale dhe në mënyrë të vazhdueshme. 

Nuk është kjo kohë ku ju duhet të zvogëloni komunikimin, kjo është kohë kur ju duhet të rrisni komunikimin. Prandaj përveç komunikimit në mënyrë të shtuar ju duhet te mendoni edhe se çka do të komunikoni.

Kjo kohë është e mbushur me komunikim online. Të gjithë janë në shtëpi dhe shumicën e kohës po e kalojnë nëpër smartphona, kompjuterë, tablet e televizor dhe informatat që plasohen për çdo ditë janë trefishu. 

Të gjitha platformat janë detyrua që ta zvogëlojnë kualitetin e stream në mënyrë që ta përballojnë fluksin e madh të njerëzve që po i konsumojnë ato, prandaj është periudhë ideale që ju ta shfrytëzoni dhe të  plasoni informatat e juaja. 

Ekzistojnë shumë media sociale ku ju mund të jeni prezent dhe të plasoni shërbimet dhe produktet e juaja si: 

  1. Facebook
  2. Instagaram
  3. Instagaram tv
  4. Pintrest
  5. Linkedin
  6. Twitter
  7. Tiktok
  8. Youtube
  9. Snapchat
  10. Messenger
  11. WhatsApp
  12. Podcast – Anchor.fm etj.

Nuk do të thotë që ju të përdorni të gjitha, se paku jo që nga fillimi, por ju gjithsesi duhet të përdorni së paku 4-5 nga to, siç është Facebook, Instagram, Youtube, Linkedin dhe Messenger e WhatsApp.

  • Mos e injoroni realitetin

Në këtë periudhë jemi të pushtuar nga COVID19. 

Thuaja se gjithçka është mbyllur duke nis nga shkollat, qerdhet, restorantet e kafiteritë. Pos kësaj s’ka as sport, na mungon futbolli, përderisa nuk ka as udhëtime e as shëtitje, ndërkohë  numri i viktimave po rritët dhe po ashtu edhe i atyre që po infektohen me këtë virus.

Edhe pse numri i të infektuarve  po rritet vazhdimisht, ky nuk është problemi më i madh. Ndikimi psikik është jashtëzakonisht i madh dhe po shfaqet si një nga problemet serioze të menaxhimit me këtë situatë.

Ne duhet  gjithsesi të sillemi siç na thonë profesionistët shëndetësorë , distancë sociale pastrim të shpeshtë të duarve dhe të rrimë në shpi, në mënyrë që të jemi sa më larg virusit.

Duke marrë parasysh ketë, kur të komunikoni, rrini besnik realitetit, mos flisni për gjëra që nuk  kanë relevancë, sepse do dukeni që nuk i përkisni kësaj bote.

Unë jam këtu, në përpjekje për t’ju motivuar për ta marrë veprime dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve që kjo kohë na  ka sjellë.

Pra ajo çka ju duhet të keni në këtë periudhë, është që të keni strategji të komunikimit dhe të punës.

Të kthehemi tek pjesa e komunikimit dhe të nevoja me qenë  prezent sa më shumë në këto media. E mira është që të gjitha këto media janë falas, d.m.th. nuk duhet të paguani për të hapur profilet e juaja në facebook, Instagram, linkedin, youtube etj. Krejt janë falas dhe ju mundësojnë që ju të komunikoni me audiencën e juaj por edhe të ofroni vlera. 

Pra ofroni vlera për produktet e juaja, ose shërbimet e juaja, në mënyre qe kur të kalon kjo kohë pandemie të jeni gati.

Mos komunikoni gjëra që duket se nuk janë nga kjo botë, por përqendrohuni  në realitetin që po e jetojmë.

Bëhuni pozitiv dhe përpiquni të ju ndihmoni njerëzve në problemet e tyre.

Bëhuni real, korrekt dhe të thjeshtë në mënyrë që audienca të ju kuptojë me shumë juve dhe do te dukeni me i qasshëm sesa të tjerët. Behu influencues e pozitiv.

  • Ofroni Vlera

Kjo nuk është kohë për të fituar para, por është koha për ta ndihmuar njëri-tjetrin në mënyrë që këtë periudhë ta kalojmë sa me lehtë.

Kjo do të thotë që ekspertizën tuaj që e keni, ndajeni me njerëzit e tjerë. P.sh. nëse je ekonomist apo kontabilist përpiqu të ju tregosh njerëzve për ndryshimet që po bëhen këto ditë nga qeveria, për ndihmat që po i ofrojnë ose për taksat  se si do të paguhen ose për mënyrën se si mund të kontaktohet banka në mënyrë që të kërkohet shtyrja e këstit të kredisë etj.

Ose nëse keni sallon bukurie, atëherë mund të jepni këshilla nga profesioni juaj. P.sh. këshilla se si të kujdesemi në kushte karantine për lëkurë apo diçka të ngjashme. Nëse je dizajner, fol për dizajn dhe ofro këshilla dizajni etj. 

Pra, përdoreni eksperiencën e juaj, njohurinë e juaj në fushën ku ju operoni dhe ofrojuni njerëzve këshilla në lidhje me to. 

  • Krijimi i Audiencave –

Arsyeja pse bëhen të gjitha këto që folëm më lartë është për të krijua audiencë. Ne media sociale, ne krijojmë të ashtuquajtura footprints ose shqip gjurmë. 

Algoritmat e mediave sociale i marrin të gjitha gjurmët që ju i leni gjatë navigimit tuaj nëpër internet dhe e krijojnë një profil për ju. Përmes këtyre gjurmëve që ju leni, rrjetet sociale e dinë se çka ju pëlqen, çka ju intereson dhe pastaj ju servojnë edhe përmbajtje të tillë. 

Facebooku është korporate publike që fiton shumë para dhe klienti i tyre kryesor nuk janë kompanitë që reklamojnë në facebook, por jeni ju, audienca. Ju ia mundësoni Facebook-ut që të shkojë tek reklamuesi dhe ti thotë, unë i kam kaq miliard përdorues dhe unë ju mundësojë të reklamoni.

Ne facebook mund  të targetosh njerëzit që e kanë vizitu faqen tënde, që të kanë shiku videot apo që kanë bërë like përmbajtjen apo edhe që kanë bërë komente e dërgua mesazhe. Por ti aty mund edhe të krijosh  audincat me pagesë.

Prandaj, është me rendësi qe ju të krijoni audiencat e juaja dhe siç e thash me herët për të krijua audiencë ju duhet të komunikoni  dhe të krijoni përmbajtje relevante dhe me rendësi për audiencën tuaj.

Kur të keni audiencat e juaja, edhe nëse nuk keni mjete për të paguar  për reklama kësaj audience mund të ia bëni reklamën pa pagesë.

Nuk po them që tash të provoni të shitni, por po them që tash është koha që ju të filloni të krijoni audiencat e juaja që më vonë, kur të largohet kjo pandemi të mund të reklamoni produktet apo shërbimet e juaja. Kjo do të ju ndihmojë shumë në zhvillimin e  biznesit.

Ju nuk mund te ju shisni në Kohën e COVID19 njerëzve që nuk ju njohin ose nuk i dinë produktet , apo shërbimet e juaja. Ju mund t’ ju shisni atyre që ju përcjellin, pra atyre që janë bërë pjesë e audiencës suaj. 

Kështu që në këtë kohë përpiquni të krijoni  audienca.