Rritni Aftësitë në Marketing
Si të mbijetojmë si Biznes në Kohën e COVID-19-Pjesa 3
Nga: Ekrem Tahiri
Në artikullin paraprak kemi përmendur disa pika apo hapa qe duhet t’i ndiqni në mënyrë që të jeni aktiv gjatë kësaj periudhe. Cikli me ato katër pika, të cilat nëse ju i implementoni, do të ju ndihmojnë që të kaloni këtë krizë më lehtë.
- Folëm sa është me rëndësi që ju të komunikoni dhe të mos e ndalni komunikimin por ta rrisni atë
- Folëm sa është me rëndësi që kur të komunikoni, të ofroni vlera dhe të jeni real
- Folëm sa është me rëndësi që ju të krijoni audinecat e juaja
- Dhe e fundit, ju duhet të rrisni njohuritë dhe aftësitë e juaja në marketing
Në këtë kohë krizë, duhet të punojmë shumë për të ardhmen. Duhet të shohim përtej krizës, sado që do të zgjasë dhe duhet të ndryshojmë mënyrën se si kemi operuar deri më tani.
Ju mund të shfrytëzoni këtë kohë edhe të mësoni gjëra të reja për të cilat me herët ndoshta nuk keni pasur kohe. Por ajo çka ju duhet të bëni, pa marrë parasysh profesionin qe e keni, pa marr parasysh biznesin që e keni është që ju të rrisni aftësite e juaja në Marketing dhe PR.
Bëhuni ekspert i marketingut, mësoni përdorimin e rrjeteve sociale. Mund edhe ta angazhoni dikënd nga stafi juaj që të rrisë aftësitë e marketingut dhe menaxhimin e rrjeteve sociale, por është shumë me rëndësi që edhe ju të kuptoni se si funksionon kjo gjë, që të keni ide më të qarta dhe pasqyrë më të plotë për mundësitë dhe avantazhet që i japin ato.
Nëse i rrisni aftësitë e juaja në marketing do të keni mundësi të mbijetoni në këtë krizë dhe të zhvilloheni më mirë në kohën kur kalon kjo.
Por si të bëheni ekspert i marketingut?
- Ndiqni kurse online. Ka shume kurse që ofrojnë trajnime të mira ne rrjete sociale. Në këtë periudhë pandemie, shumë nga to po ofrojnë trajnime falas.
- Shumë shpejt edhe në PR Solutions do të hapim kurse per digital marketing dhe këto trajnime do të jenë pa pagesë, prandaj ju ftoj që regjistroheni në faqen tonë të internetit.
Të kthehemi tek ajo çka mund të bëjmë ne tani, sepse sigurisht që rritja e njohurive tona në Marketing do të jetë e dobishme, por kjo do të marrë kohë.
Baza e mbijetesës së biznesit tuaj tani, nëse ju filloni t’i shisni produktet e juaja online, janë klientët e juaj të mëhershëm.Pra baza e klientelës të cilën ju e keni krijuar gjatë këtyre viteve, është ajo që do të ju ndihmoj që ju të mbijetoni.
Ajo çka ju duhet të bëni është që të njoftoni klientelën tuaj që e kishit deri më tani që ju keni filluar t’i shisni produktet e juaja edhe online dhe që ata kanë mundësi tani për t’i blerë ato produke dhe ju keni mundësi me ua dërgu keto produkte deri në shtëpi.
Kjo do të ju mundësojë që ju të bëni pak shitje, t’i zvogëloni humbjet dhe të kaloni më lehtë këtë krizë.
Mënyra e tillë e operimit do të ju ndihmoj edhe pasi që të kalojë kriza, ngase ju do të keni mundësi që përveç që të shisni produktet fizikisht, t’ia shtoni asaj edhe shitjen online.
Dhe ju siguroj që shitjet dhe blerjet online në vendin tonë do të rriten vazhdimisht.
Në fund, shpresoj që disa nga ju do i merrni këto keshilla nga unë për bazë, dhe do të filloni t’i implementoni, ngase unë mendoj sinqerisht, që kanë me ju ndihmu që të kaloni më lehtë këtë periudhë.
Po ju rikujtoj që PR Solutions do të ofrojë trajnime online gratis kështu që ju ftoj që të bëni like faqen tonë në Facebook si dhe llogarinë tonë në Instagram dhe gjithashtu ju ftoj që të regjistroheni në kanalin tonë ne Youtube.
Në mënyrë që të ju ndihmojmë edhe të tjerëve atëherë ju inkurajoj që të njoftoni edhe miqtë e juaj që të regjistrohen në faqen tonë të internetit dhe kur të fillojmë me trajnime tona, të marrin këto shërbimet gratis.
Ju faleminderit që më keni përcjellë gjatë këtyre videove.
Vazhdoni dhe rritni njohuritë dhe aftësite e juaja çdo ditë, mësoni diçka të re çdo ditë.
Ne jemi bashkë në këtë krizë dhe bashkë do t’ia dalim.
Mirëmbetshi dhe mirupafshim!