Kur shihni lider të suksesshëm, sigurisht ju shkon ndërmend të pyesni vetën se si mund të bëheni edhe ju. Udhëheqësit efektivë janë vizionarë që frymëzojnë punonjësit e tyre për të përformuar në punë. Kjo arrihet duke krijuar një ekip të mirë ku duhet identifikuar pikat e forta të secilit anëtar dhe duke i motivuar ata që të japin maksimumin në përformancën e tyre. Si rrjedhojë përformanca e mirë në punë e punonjësve është pasqyrim i udhëheqësit. Padyshim që ka shumë faktorë që ndikojnë për të qenë të suksesshëm por bazua në përvojën time po mundohem t’i listoj disa prej tyre.
- Komunikoni vazhdimisht me ekipin
Aftësitë e komunikimit janë thelbësore nëse doni të bëheni një udhëheqës i suksesshëm. Duke komunikuar në mënyrë efektive ju shfaqni atë që dëshironi të arrini e njëkohësisht edhe ekipi e kupton më qartë. Komunikoni shpesh dhe shfrytëzoni çdo formë të komunikimit duke ju përshtat secilit pjesëtar të epikës. Kur themi çdo formë të komunikimit themi qoftë platformë të përbashkët, qoftë rrjete sociale, qoftë grupe në Viber e Whats app, pa anashkaluar takimet në grupe e po ashtu individuale.
- Udhëhiqni me pozitivitet
Nëse praktikoni që të qëndroni sa më pozitiv do të shihni se sa shumë do t’ju ndihmoj për të mbajtur ekipin e motivuar. Është shumë e rëndësishme që situatave zhgënjyese t’i qaseni me pozitivitet, sepse kjo qasje ndikon që ekipi të mos mbingarkohet.
- Delegoni dhe prioritizoni detyrat
Është shumë e rëndësishme që të menaxhoni detyrat e secilit. Mënyra më e mirë për të përfunduar të gjitha detyrat tuaja është t’i jepni përparësi atyre sipas rëndësisë dhe t’i delegoni nëse jeni duke punuar brenda një ekipi. Identifikoni pikat e forta të secilit anëtar të ekipit për t’u siguruar që ata punojnë në detyrat që mund t’ju pëlqejnë. Kjo do të rrisë cilësinë e punës së ofruar dhe produktivitetin e kolegëve tuaj.
- Ndiqni intuitën tuaj
Si udhëheqës, ju duhet të jeni në gjendje t’i besoni gjykimit tuaj. Ndërsa do t’ju duhet ende të kërkoni këshilla nga kolegët, në fund të fundit çdo vendim do të bjerë drejtpërdrejt mbi ju. Është e rëndësishme të ndiqni instinktin dhe besimin tuaj se mund të merrni vendimin e duhur ose të përballoni pasojat. Përdorni aftësitë tuaja dhe të atyre përreth jush nëse nuk jeni të sigurt.
- Synoni të frymëzoni
Për t’u bërë një udhëheqës i suksesshëm, do t’ju duhet të dini si të krijoni ekip të mirë. Përqendrohuni në punën me standarde të larta por mos harroni që çdo sukses ta festoni bashkë. Duke festuar të gjitha arritjet në punë ju e mbani lartë moralin e ekipit tuaj. Kjo do t’i inkurajojë bashkëpunëtorët tuaj të vlerësojnë punën e palodhur kolektive.