Janë të shumta rastet kur bizneset/institucionet apo edhe kompanitë të cilat bëjnë pyetje si mund të arrijnë mbulueshmëri mediale për ndonjë aktivitet apo thjeshtë për të shpërndarë një lajm interesant që prek brendin, shërbimin apo edhe vet produktin e tyre. Lidhur me këtë përgjigjja adekuate është komunikata për media, ngase ky shërbim është çelësi i vetë promovimit efikas dhe në anën tjetër kosto për këtë shërbim e përballueshme për të gjithë.
Komunikatat për media zakonisht sjellin rezultate të jashtëzakonshme për biznesin apo institucionin tuaj pavarësisht nga madhësia e tij, thjesht mund të funksionoj si një magji për ju. Por, çfarë saktësisht mund të prisni nga të mirat e komunikatës për media. Më poshtë po ju listojmë 5 benefitet kryesore që tashmë janë të dëshmuara dhe vlerësuara për sukses nga klientët tonë.
- Mundësi e mirë për të rritur audiencën
Ndër qëllimet kryesore të shpërndarjes dhe publikimit të komunikatës për media është targetimi i audiencës, kështu arrijmë tek caku ku dëshirojmë me shit produktin/shërbimin apo edhe promovimin e brendit. Sa më shumë krijojmë audiencën aq më shumë rrisim shanset që në mënyrë direkte mbi të gjitha të përçojmë mesazhet e dëshiruara të cilat më pas shpërndahen tek njerëzit që në një far forme mund të jenë të interesuar për të testuar, blerë apo edhe rekomanduar shërbimet apo produktet e juaja.
- Rrit trafikun në web
Miliona njerëz në gjithë botën hyjnë çdo ditë ne internet, duke kërkuar njohuri apo kërkuar shërbime në fusha të ndryshme. Ky fakt tregon se sa është i rëndësishëm promovimi juaj në internet, që në këtë rast një nga format është edhe publikimi i komunikatave për media. Psh në komunikatë ju mund të cekni një apo dy lidhje përmes të cilave ju mund ta drejtoni lexuesin në platformat e juaja ku ju mendoni se do të keni përfitim si biznes apo kompani. Nëse pikësynimi juaj është që rrisni trafikun në web tuaj atëherë lidhjet/linqet në komunikatë mund ti vendosni në atë formë që lexuesin e drejtoni në web.
- Marrëdhënie të qëndrueshme me media
Komunikatat për media zakonisht mundësojnë krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshëm me gazetarë, të cilët zakonisht janë duke kërkuar për ndodhi që të krijojnë lajme për lexuesit e tyre. Prandaj komunikata për media mund t’ju tërheq vëmendjen atyre dhe në raste kur është shkruar diçka interesante dhe me fakte mund ta publikojnë në mediumin ku ata punojnë. Në këtë formë duke dërguar komunikata për media për eventet më rëndësi dhe ndodhitë apo edhe risit, ju krijoni një lidhje direkte me gazetarë të cilët krijojnë një pasqyrë për ju, ju njohin më mirë mësojnë për ju. Në raste të ndryshme kur gazetarët janë duke shkruar për një temë që lidhet me fushën ku operon biznesi juaj dhe kanë nevojë për një deklaratë, personat që ju vijnë fillimisht në mendje jeni ju të cilët keni dërguar komunikata në mënyrë të vazhdueshme sepse tanimë veçse kanë krijua një lidhje me ju.
- Kosto e përballueshme
Kostoja e komunikatave për media është më e përballueshme se të gjitha aktivitetet e tjera të reklamimit dhe publicitetit. Sidoqoftë, për të shkruar dhe shpërndarë një komunikatë për media duhet bërë një planifikim paraprak duke e ditur se çfarë dëshirojmë të arrijmë. E këtë më së miri e bënë agjencioni i PR-it që merren me këtë fushë të cilët padyshim qe pjesë të strategjisë i parashohin edhe komunikatat për media.
Ndodh kur bizneset apo institucionet e marrin shumë të lehtë dhe besojnë se kushdo mund të shkruaj diçka dhe ta dërgoj tek mediat. Por, janë raste të shumta kur situata mund të dal nga kontrolli dhe gjerat mund të përkeqësohen për shkak të mos parashikimit të detajeve. Është shumë e thjeshtë komunikatat për media duhet ti besohen departamentit të PR-it apo agjencisë e cila është e specializuar në këtë fushë sepse ata analizojnë çdo detaj. Mbi të gjitha duke qenë ekspert të fushës mund të parashohin gjithçka dhe situatën ta kenë nën kontroll.
- Qëndrueshmëria
Qëndrueshmëria është thelbësore në aktivitetet e reklamimit, publicitetit dhe marrëdhënieve me publikun. Aktivitetet e realizuara bazuar në strategjinë e komunikimit sigurojnë që një individ, institucion ose organizatë të mbetet në mendje. Andaj komunikatat për media si një nga aktivitetet kryesore ofrojnë mundësi për të gjeneruar publicitet të vazhdueshëm dhe kjo sjell qëndrueshmëri për ju.
Kompania e PR-it apo departamenti që udhëheqin këtë fushë për ju, detyrimisht duhet të parashohin komunikatat për media në mënyrë të planifikuar duke matur edhe qëllimin e dëshiruar.
Për të gjithë ju që dëshironi të komunikoni me audiencën tuaj përmes komunikatave për media dhe jo vetëm mund ta takoni ekipin tonë në www.pr-solutions.com të cilët kanë përvojë në këtë industri. Konkretisht mund të mësoni të mirat dhe përfitimet që ua sjellin komunikatat për media dhe shërbimet e PR-it në përgjithësi.