Pse bizneseve ju nevoitet PR-i në rast të krizave

Biznes
Biznes

Biznese të vogla, të mesme apo të mëdha gjithnjë duhet të kenë të planifikuar në organogramin e tyre personat apo departamenin që kujdesen për pjesën e PR-it apo të kënë të angazhuar persona nga jashtë në këtë fushë.

Kjo në rradh të parë ndihmon në ruajtjen e imazhin, ngritjen e reputacionit dhe në fund rezulton me krijimin e një brendi të mirë duke u bë një emër i adhuruar për të gjithë e që biznesi përfundon me marrjen e kontratave dhe klientëve të rij. Thënë shkurt PR-i ndihmon biznesin në cdo aspekt.

Por, është një periudhë më e vecant kur biznesit i duhet një përson apo kompani e PR-it, e ajo është në rast të paraiqtjes së ndonjë krize cfardo qoftë ajo. 

  • Pse ju nevoitet përsoni i PR-it?
  • Cka është ndihma që i ofron biznesit?
  • Cka janë përfitimet?

Sa i përket menaxhimit të krizave mund të flasim duke bërë një ndarje: në rast se keni të angazhuar përsonat e PR-it dhe në rastet kur ju bie ndër mend për përsonat e PR-it vetëm pas paraqitjes së krizes.  

Në rastin e parë kur bizneset kane përfaqësuesit e tyre të PR-it, gjthcka është më e lehtë ngase gjithcka mund të jetë e planifikuar me kohë. Përparësia më e madhe në këtë rast është që përsonat e PR-it janë të familjarizuar me natyrën e punës, targetin si dhe gjithcka tjetër që ndërlidhet me biznesin. Andaj, krijimi i një plani se si të veprorhet në rast krizash është shumë më i thjesht dhe më produktive Hapat që propozohet të ndërmerren janë më të shpejt, reagimi është shumë i sigurt sic u cek krejt kjo fal njohjes së natyrës së punës. 

Bazuar në eksperiencën time ne rast të krizave kur kanë ndodhur tek bizensit njëherit klientët tanë, hapin e parëqw kemi bwrw wshtw njoftimi me gjendjen reale se cfarw ka ndodhur në të vërtetë. Shumë shpejt është hartuar plani emergjent ku janë përcaktuar hapat dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren, mesazhet që duhet përquar tek target audienca dhe menjëhërë është filluar me implementimin e planit. 

Ndërkaq në rastet kur bizneset nuk kanë të angazhuar përsonat e PR-it dhe ndodh një kriz atëherë situata është pak më e komplikuar. Por, prap është PR-i që mund të bëjë të mundur mbajtjen e gjendjes nën kontroll sa i përket fushës së komunikimit dhe ruajtjes së imazhit. Pra, në rastet kur biznesi pëson ndonjë krizë padyshim se duhet ta ketë parasysh një përson apo kompani të PR-it. E meta këtu është se sa mund t’ju besoni këtyre përsonave e që është ndër pikat kyqe e gjithë kësaj sepse qysh në hapat e parë duhet të angazhoni dikend që i besoni sepse do t’ju duhet ti ndani informacionet e brendshme të biznesit dhe të koordinoheni se cka do të thoni e cka jo. 

Si përfundim e njëhertit edhe sygjerim për të gjitha bizneset pa dallim eshte planifikimi që fusha e PR-it të jetë ndër shtyllat kryesore të biznesit tuaj sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti paraprini në rast të paraqitjes së ndonjë krize në kompani. Duke mbajtur nën kontroll komunikimin në rast të ndonjë krize ju ruani edhe imazhin tuaj. Kujdes, prishja e imazhit mund të ndodh qoftë edhe për përdorimin e një fjale të gabuar nga përfaqësusit e biznesit e deri tek problemet më të madhe sic janë lëndimi i ndonjë të punësuar në vendin e punës, sulmi indirekt nga ndonje kompani rivale, mbyllja e ndonje pike të biznesit, zvogëlimi i numrit të punëtorëve e shumë e shumë kriza të tjera të panumërta që mund ti kanosen biznesit tuaj.