Si të mbijetojmë si biznes në kohën e COVID-19?

Si të mbijetojmë si biznes në kohën e COVID-19?
Si të mbijetojmë si biznes në kohën e COVID-19?


(Pjesa 1)

Përmes këtij artikulli do të bëjmë perpjekje që t’ju japim disa këshilla e sugjerime se si bizneset mund ta kalojnë më lehtë këtë periudhë krize të krijuar nga virusi COVID-19. 

Kjo është kohë kur ne duhet të kujdesemi për njëri tjetrit, prandaj edhe drejtori i PR Solutions, Ekrem Tahiri, ka vendosur që expertizën e tij ta ndaj me juve dhe me ata që kanë telashe e janë të brengosur se si të mbijetojnë në këtë kohë krize, si biznese.

Bazuar në përvojën si ndërmarrës por edhe si ekspert i kësaj fushe, ai mendon që në këtë periudhë, ne duhet t’i marrim disa veprime të caktuara.

Çka duhet të bëjmë në këtë periudhë që biznesi ynë të mbijetojë?!

Bizneset që do ti’a dalin të kalojnë më lehtë këtë periudhë janë ato biznese që do të digjitalizohen. 

Pa marrë parasysh se çfarë biznesi keni, kjo kohë është kohë ideale që ju të filloni biznesin tuaj ta digjitalizoni. Nëse keni produkte për të shitur dhe produktet e juaja deri më tani i keni shitur në mënyrë fizike në shitoret e juaja pa marr parasysh se sa e madhe apo e vogël është ajo, atëherë shitorja elektronike por në veçanti përdorimi i duhur i disa rrjete sociale do të ju ndihmojnë shumë.

Nëse ju nuk keni faqe të internetit, atëherë duhet ta krijoni atë sa më shpejtë. Fillimisht ju duhet që të krijoni një e-shop ose një shitore elektronike tuajën që do të ju shërbej për të shitur produktet apo shërbimet e juaja online.

Në këtë kohë krize, sigurisht që nuk do të shisni shumë, por kjo është një mënyrë që do të ju mundësoj të mbijetoni.

Gjithashtu, nëse deri më tani nuk i keni përdorur rrjetet sociale, tani është koha e duhur që ju të filloni t’i përdorni ato. Ka shume rrjete sociale por unë ju sugjeroj që të filloni t’i përdorni së paku katër nga to si: Facebook, Instagram, Instagram TV dhe Youtube. Por, në varësi të biznesit tuaj dhe target grupës suaj, ju mund të përdorni edhe rrjete tjera sociale si psh: Twitter apo Linkedin. Nëse target grupa juaj është më e re, atëherë mundeni me e shqyrtu përdorimin e Snapchat ose TikTok.

Është me rëndësi që ju të mësoni se si të krijoni përmbajtje adekuate për këto media dhe të komunikoni vazhdimisht në to. Tani kemi edhe kohë të mjaftueshme që të mesojmë gjëra të reja.

Ka me qindra trajnime online shumë të mira që do të ju ndihmojnë të rrisni njohuritë e juaja dhe aftësitë e juaja për menaxhimin e rrjteve sociale.

Sa kohë do të zgjasë kjo pandemi është e vështirë të thuhet, prandaj ne duhet të përgatitemi dhe të punojmë gjatë kësaj periudhe që të mbijetojmë dhe të jemi të gatshëm kur kjo periudhë të kalojë. Një gjë është e sigurt, kjo periudhë do të kalojë, prandaj ne duhet të jemi të përgatitur për fazën pas covid 19.

Çdo situatë krize, përveq se është krizë, jep edhe mundësi. Të jemi gati të lundrojmë në këtë vale mundësie, të mos fokusohemi në gjërat negative që janë duke ndodhur tani, por të shikojmë mundësitë që na i ofron kjo periudhë.

Sigurisht e keni vërejtur që ne i kemi rezistuar ndryshimit dhe deri më tani kemi qëndruar larg aplikimit të gjërave online edhe pse shumë herë kanë mundur ta lehtësojnë shumë punën tonë. 

Aktualisht, brenda një jave gati të gjithë filluan të përshtaten në botën digjitale dhe brenda pak javësh shumica do të jenë shumë rehat edhe me mbajtjen e mësimit online, edhe me ofrimin e trajnimeve online, mbajtjen e takimeve online edhe me blerjen e produkteve online. 

Prandaj, shfrytëzojeni këtë kohë që të jeni në ballë të mundësive dhe shndërrojeni biznesin tuaj në biznes digjital.

… vazhdon